Nga Ekonomia Online
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë sqarime se si qytetarët serbë mund të i ndërrojnë targat nga ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, në RKS.
MPB-ja i fton ata ta shfrytëzojnë mundësinë që t’i ndërrojnë targat e veturave nga data 1 shtator e deri më 31 tetor.
Sipas kësaj regjistrimi i automjeteve në RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.
“Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA”, qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në [email protected]”.
“Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi? Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin”.