6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇfarë mund të pritet nga takimi Kurti – Vuçiçi më 18 gusht?

Çfarë mund të pritet nga takimi Kurti – Vuçiçi më 18 gusht?

Është konfirmuar që më 18 gusht në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Organizatorët e rrethanave politike thonë se ky takim është simbolik dhe nuk presin zhvillime të reja.

Tensionet e mëdha në veri të vendit të shkaktuara në ditën e fundit të muajt korrik, prodhuan një ngjarje të rëndësishme që pritet të ndodh me 18 gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, do të takohen në Bruksel.

Edhe kësaj radhe takimi do të ndodh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, agjenda e takimi vazhdon të jetë ende jo publike. Por, mes këtyre tensioneve të krijuara së fundmi, profesori Abit Hoxha, nuk pret të ketë ndonjë rezultat konkret.

Sipas analistit Abit Hoxha, ky takim do të jetë njësojë siç kanë qenë takimet tjera.

Fatkeqësisht edhe ky takim do të jetë sikur takimet tjera. Vuçiq dhe Kurti nuk janë të interesuar të mbysin atë rosën që bënë ve të arta, në kuptimin e gjenerimit të debatit dhe gjenerimit të temave të cilat publiku i Kosovës, respektivisht edhe ai i Serbisë, merret me to në baza ditore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, pritje tjera nga ky takim ka Belgzim Kamberi.

Ai thotë se ky takim përveç simbolik mund të jetë edhe takim që normalizon zbatimin e marrëveshjeve të mëherëshme.

“Ky takim e ka kuptimin e parë simbolik. Domethënë në kuptimin e perceptimit publik që dialogu po rrjedh normalisht dhe në anën tjetër është mbase një mundësi për të normalizuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, veçanërisht për marrëveshjen mbi targat dhe dokumentet e udhëtimit”, ka deklaruar ai.

Herën e fundit Kurti e Vuçiç janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments