Nëse jeni duke shkuar në një udhëtim dhe nuk keni internet ose shtesa roaming, lajmi i mirë është se Google Maps mund të funksionojë në mënyrë perfekte edhe pa internet.
Aplikacioni mund të përdoret në modalitetin offline, thjesht duhet të konfiguroni disa gjëra paraprakisht. Procedura është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë.
Modaliteti offline funksionon duke shkarkuar pjesën e hartës që ju nevojitet për të arritur në vendndodhjen e dëshiruar dhe mund të përdorni modalitetin jashtë linje ndërsa keni ende internet.
#androidapps tip: Offline Google Maps. Having Offline Google Maps or Navigation Maps can be handy and useful during journey or at places where there are Internet Network Issues. To avoid any unwanted trouble, you can always download your… https://t.co/S3sNE2igzA #productivity pic.twitter.com/DO8pU7lzIN
— HowTimeNet (@HowTimeNet) May 30, 2022
Hartat e shkarkuara skadojnë pas 15 ditësh nëse ndërkohë nuk lidheni me internetin. Hartat e shkarkuara mund të zënë nga 500 MB deri në 2 GB hapësirë në telefonin tuaj, në varësi të madhësisë së zonës që shkarkohet. Hartat e qendrave të mëdha urbane, për shembull, kërkojnë më shumë hapësirë sepse ka shumë ndërtesa.
Disa opsione nuk disponohen në modalitetin jashtë linje. Nuk është e mundur të përdoren rrugë biçikletash, navigacion këmbësorësh dhe detaje që lidhen me bllokimin e trafikut.
Por çdo gjë tjetër do të funksionojë, kështu që ju mund të kërkoni për adresa (hotele, kompani, restorante…) dhe t’i arrini ato lehtësisht.burimi