Me datë 09.07.2022 në ora 13:00 në Stacionin Policor Çair është raportuar se i dënuari V.D.(51) nga Shkupi ka ndërruar jetë në Institucionin Korrektues “Burgu i Shkupit” – Shkup. Një mjek i Urgjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Një ekip inspektues nga SVR Shkup ka kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. burimi i lajmit