Sot e mbaj konferencën për media me temën e dy manipuluesve, Dimitar Kovaçevski dhe Bujar Osmani, theksoi në konferencën e sotme për media, Antonijo Milloshoski, deputet dhe anëtar i KI të VMRO-DPMNE-së.Këta dy politikanë, njëri kryeministër, tjetri ministër i punëve të jashtme, nuk ndalen me manipulimet ndaj opinionit maqedonas, veçanërisht në lidhje me procesin e integrimeve evropiane, kontestin me Bullgarinë dhe propozimet poshtëruese që ata i pranojnë, thonë se kishte disa vërejtje, dhe gënjejnë se janë ndryshuar. Pas asaj gënjeshtrës legjendare të vitit 2018 në të cilën mori pjesë Bujar Osmani, se morëm datë për negociata të cilën e shohim se nuk e kemi, dje ndodhi një tjetër gënjeshtër e madhe me të cilën Dimitar Kovaçevski po përpiqet të mbulojë debaklin e diplomacisë maqedonase”, thotë Milloshoski. .