Përderisa në qytetet tjera vazhdon trendi i ndërtimit të banesave sociale, në Tetovë kjo temë pothuajse nuk ekziston. Për vite të tëra pushteti lokal në Tetovë, por as pushteti qendror, nuk mendon për ndërtimin e banesave sociale për kategoritë në nevojë. Ministri i pushtetit lokal Boçvarski fajin e hedh tek pushteti lokal sipas të cilit nuk kujdeset të sigurojë tokë në pronësi të shtetit për ndërtimin e banesave sociale, apo të bëj kërkesë në Ministri për ndërtimin e banesave sociale.
“Sa kam informata unë deri më sot një kërkesë e tillë nuk ekziston nga ana e komunës së Tetovës, por nëse ka interesim jemi të hapur të diskutojmë për cilëndo pyetje. Megjithatë mendoj se nevojat e qytetarëve të një komune, i ka komuna këshilli dhe kreu i komunës dhe nisma gjithnjë duhet të del nga atje. Nëse ndonjë komunë do ta ndihmojmë, duhet të kërkoj te jep idetë dhe projektet e saja që ne ti dalim në ndihmë pa marrë parasysh cila komunë dhe cilës parti i takon”, tha Bllagoj Boçvarski, Ministër i transportit.