10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePensionet janë në fund, 125 mijë pensionistë marrin më pak se 200...

Pensionet janë në fund, 125 mijë pensionistë marrin më pak se 200 euro në muaj

Pensionet në Maqedoni në pjesën më të madhe nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet komunale dhe ushqimin bazë për pensionistët, e as për nevoja tjera nuk bëhet fjalë, shkruan Vecer.mk.

Pikërisht 3.031 pensionistë në vend e marrin pensionin më të ulët prej 10.276 denarë. Bëhet fjalë për pensionistët që kanë ushtruar të drejtën e daljes në pension që prej 1 janarit 1997 në grupin e tretë, në një periudhë mjaft të trazuar për vendin.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FDIH) për muajin prill, në kategorinë e pensioneve më të ulëta, shuma e të ardhurave mujore të pensionistëve varion nga 10.276 deri në 12.911 denarë. Numri total i pensionistëve që bëjnë pjesë në kategorinë me pensionet më të ulëta është 81,427 ose çdo i katërti pensionist në vend bën pjesë në këtë kategori.

Shifra prej 3031 pensionistësh është më e varfëra ndër pensionistët me të ardhura më të ulëta. Përfituesit më të shumtë të pensioneve më të ulëta janë ata që kanë pasur të drejtë për pension pas vitit 2002, numri i tyre është 66.970. Prej tyre, 43.905 marrin pension pak më të ulët, gjegjësisht 10.791 denarë.

Në muajin prill numri i përgjithshëm i pensionistëve ishte 326645. Ndryshe nga pensionistët me pensionet më të ulëta që përbëjnë 25% të totalit të pensionistëve në vend, përqindja e pensionistëve që gëzojnë pensionet më të larta është vetëm 0.4 për qind.

Në numër është 1348. Në këtë grup shuma e pensioneve varion nga 41.724 denarë deri në 60.294 denarë më të lartë. Prej tyre, maksimumi 871 pensionistë marrin pensione në vlerë prej 43.465 denarë. Më e larta në mesin e pensioneve maksimale (60.294 denarë) që filloi të paguhet në muajin mars e kanë marrë 23 pensionistë.

FSDK-ja në muajin prill llogariti numrin e pensionistëve të rritur me 596 persona. Pensioni mesatar në muajin e katërt ishte 16.339 denarë.

Nga numri i përgjithshëm i pensionistëve, 325.653 kanë marrë pension në bazë të ligjit të punës, 924 janë të regjistruar si pensionistë ushtarakë dhe 68 persona janë përfitues në bazë të ligjit bujqësor. Pensioni mesatar më i ulët është ai bujqësor 8.484 denarë, më i larti pensioni ushtarak prej 23.572 denarë.

Shumica e tyre marrin një pension që i përket kuotës më të lartë ose më të ulët. Të dhënat tregojnë se 101.690 pensionistë, që është grupi më i madh (31,13%) marrin pension mbi 18.001 denarë. I dyti më i madh është grupi i pensionistëve që marrin pension deri në 11.500 denarë dhe numri i tyre është 89.386 (27,36%). Nuk është për t’u nënvlerësuar as grupi i pensionistëve që marrin nga 11.501 denarë deri në 14.000 denarë. Numri i tyre është 66.347 (20.31%). Pension nga 14.001 deri në 18.000 denarë marrin edhe 69.223 pensionistë (21,19%).

Në muajin prill, numri i përfituesve të rinj të pensionit ishte 1992. Në të njëjtin muaj vdiqën 914 pensionistë.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments