-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjermania dhe Franca / Nuk është koha për zgjedhje, duhen reforma...

Gjermania dhe Franca / Nuk është koha për zgjedhje, duhen reforma në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih, ka thënë sot se Maqedonia e Veriut duhet të merr datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka disa probleme teknike të cilat duhet të zgjidhen. Ai, gjatë një aktiviteti në Prespë, tha se data do të mirret në vjeshtë, ndërsa ka ndarë vlerësimin se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bashku si pako në Bashkimin Evropian.

Tomas Gerberih, Ambasador i Gjermanisë në Shkup

“Është e domosdoshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian, ajo është shumë e rëndësishme për rajonin, të shkojnë së bashku në pako. Por, gjithsesi ekzistojnë dallime mes shteteve dhe është e rëndësishmë të mos dënohet një shtet përshkak të përparimit të ngadaltë të një vendi tjetër. Ai është proces dhe vendet anëtare të Evropës do të mendojmë për atë. Unë mendoj se ideja më e mirë është që të sillen së bashku në Bashkimin Evropian”.

I pyetur nëse mund të ketë krizë politike nëse vendi nuk merr datë për negociata, Gerberih tha se për stabilitetin e vendit është e nevojshme që të mbetet kjo Qeveri dhe të mos planifikohen zgjedhje të reja.

Tomas Gerberih, Ambasador i Gjermanisë në Shkup

“Kryeministri Zaev ka bërë punë të mirë dy vitet e fundit me stabilizimin e këtij vendi dhe duhet të mbahet qeveria dhe të mos flitet për zgjedhje”.

Ndërkohë, ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie, i cili po ashtu mori pjesë në këtë aktivitet, i pyetur se a do të rrezikohet Marrëveshja e Prespës nëse në zgjedhjet në Greqi fiton Demokracia e Re, tha se ajo nuk është detyra e tij.

Kristian Timonie, Ambasador i Francës

“Por, nuk është koha për luftë por për punë. Punoni, punoni, keni akoma të punoni, reforma të reja dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të bëhet”.

Në Liqenin e Prespës u mbajt manifestimi “Njihe Prespën”, ku morën pjesë organizata të të rinjëve nga tre vendet ku shtrihet ky liqen, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë, me qëllim që të dëshmohet uniteti në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments