8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / E GJITHË BOTA E PËRPARUAR E JEP ALARMIN, VETËM...

Abdulla Mehmeti / E GJITHË BOTA E PËRPARUAR E JEP ALARMIN, VETËM NE BËJMË SUKUR JEMI MIRË DHE NUK SHOHIM ASGJË!

(Në valën e trazirave politike në Tiranë, kur vendoset për fatin e shteteve dhe popujve të rajonit ballkanik-Ilirisë)

Pjesa më e madhe e klaneve politike, të cilat aktualisht e mbajnë në duar fatin e popullit shqiptar, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe jo vetëm, etnikisht dhe ideologjikisht janë melezë, laramanë, agjentë të huaj, që me asgjë nuk mund të identifikohen me idealin kombëtar të lirisë dhe pavarësisë, progresit, mirëqenies dhe përparimit të popullit shqiptar, sot dhe në të ardhmen.

Sot, më tepër se asnjëherë gjatë historisë, më tepër se çdo përpjekje për liri, çlirim kombëtar nga robëritë dhe sundimet e huaja të kohës, shqiptarët kanë nevojë të çlirohen nga këto klane mafioze, mercenarësh dhe hajdutësh, të cilët përveç gjuhës shqipe me të cilën komunikojnë me qytetarët shqiptarë në vend dhe me bashkatdhetarët në botën e jashtme, me asgjë nuk e kanë dëshmuar se janë të denjë edhe më tej ta udhëheqin këtë popull, ta qeverisin shtetin dhe t’i mbrojnë interesat kombëtare.

Njerëzit që i vrasin kundërshtarët e tyre politikë për të ardhur apo mbetur në pushtet, që janë të afërt dhe të dashur për çdo të huaj, jo edhe për qytetarët që i përfaqësojnë, që paturpësisht bëjnë pazare të hapura me të huajit për interesa të veta personale dhe grupore, për pasuritë e vendit, për territoret etnike, për interesat kombëtare, që lejojnë helmimin e opinionit me propaganda të huaja politike dhe fetare, që ditën bërtasin për integrime euroatlantike, për miqësi strategjike me SHBA, partneritet me BE-në dhe NATO-n, ndërsa natën punojnë dhe shohin ëndrra sovjetike, serbe dhe greke, të tillët sa më parë duhet të ndalohen, t’u merret pushteti me çdo kusht dhe të hidhen atje ku e kanë vendin, në plehërat e historisë!

Pavarësisht se mbi cilin kalë ose makinë vjen pushtuesi (përmes cilës parti politike), ai vjet t’ua shkel lirinë, t’ua poshtërojë pragun e shtëpisë, nderin dhe dinjitetin tuaj!

Mos shtireni sikur nuk i shihni dhe njihni ata, kinse nuk dini gjë për këtë katandisje të popullit shqiptar, për këtë varr të madh që po i hapet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe viseve të tjera shqiptare!

(15.VI.2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments