10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBanorët e Tetovës: BDI dhe Ali Ahmeti e kanë humbur besimin tek...

Banorët e Tetovës: BDI dhe Ali Ahmeti e kanë humbur besimin tek ne (Video)

Qytetarët e Tetovës të intervistuar nga gazeta Lajm, ndjehen tepër të mllefosur nga ofendimet që i kanë bërë krerët e BDI-së në “bombat” e publikuara në rrjetet sociale. Banorët thonë se nuk e kanë pritur një nënçmim të tillë nga Ali Ameti dhe Musa Xhaferi. Disa prej tyre, sjelljet e njerëzve kryesor të BDI-së i vlerësojnë si shumë të ulta dhe akuzojnë partinë e Ahmetiti edhe për padrejtësi të shumta.

Banorët e intervistuar theksojnë se mbështesin cdo protestë që do të organizohet ndaj njerëzve të partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut që ofendojnë dhe nëncmojnë tetovarët.

Qytetarët e intervistuar janë të mendimit se pas këtyre ofendimeve dhe nëncmimeve të partisë në pushtet ndaj tyre edhe selia e BDI-së në Tetovë duhet larguar./Gazeta Lajm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments