4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNesër fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit WOFF në Tetovë

Nesër fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit WOFF në Tetovë

Nesër në Tetovë hapet edicioni 10 i Festivalit të Filmit WOFF.Ky festival organizohet nga vetë OJQ LOJA pa mbështetje financimi nga pushteti lokal ,por as ai qeveritar . Festivali do të hapet me një film të shkurtë në lidhje me situatën që po ndodh në Ukrainë, kështu njoftoi drejtori i Qendrës LOJA, Bujar Luma.

“Ky edicion i 10-të i festivalit synon të sjellë kulturën më pranë qytetarëve dhe të transformojë shoqërinë përmes magjisë së kinemasë. WOFF për 10 vjet sjellë shpresë, optimizëm, kurajo dhe ringjall vendet e braktisura të Tetovës. Festivali i këtij viti do ta kthejë LOJA-n tek rrënjët e saj duke krijuar një hapësirë të sigurt nga fatkeqësitë e vazhdueshme në mbarë botën”, tha BUJAR Luma duke shtuar se nuk janë munduar të përgatisin diçka speciale për këtë jubile, pasi sipas tyre punojnë që çdo vit të jetë më i mirë se vitet paraprake.

Vullnetarja franceze, Florence Dhennoeulin njoftoi se në këtë edicion jubilar kanë aplikuar 564 filma nga 59 vende dhe 6 kontinente.

“Ky numër filmash i ka lejuar grupit para-përzgjedhës dhe jurisë të krijonin një program shumë të larmishëm. Filamat kanë të bëjnë e me histori të grave dhe jetët e tyre, pasi kjo është një temë e rëndësishme.”, tha Dhennoeulin duke njoftuar fituesit e përzgjedhur nga juria profesionale si më poshtë:

  1. Kategoria e Filmit Dokumentar – Pablo de la Chica nga Spanja me filmin e quajtur MAMA.
  2. Kategoria e Filmit Eksperimental dhe të Animuar – Shakila Samavati nga Irani me filmin DOLL STORY, dhe
  3. Kategoria e Filmi me metrazh të shkurtër – Nuria Muñoz-Ortín & Eva Libertad nga Spanja me filmin SORDA (DEAF)
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments