Ministria e Brendshme në periudhën prej 11 deri më 17 të këtij muaji ka zhvilluar kontrolle aksionale në territorin e vendit lidhur me mosplotësimin e kushteve të parapara për errësirë të xhamave të automjeteve.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, gjatë kontrollit janë sanksionuar 22 pjesëmarrës në trafik.