“Punimet e fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë po vazhdojnë. Duhet të përfundojnë deri në mes të vitit 2022, por nuk duhet data e saktë se kur”, raporton Remzije Bilalli, gazetare TV21.
Në fakt, u pat premtuar se puna do të nisë në pranverën e 2019-tës.
“Rruga Shkup-Bllacë fillon ndërtimi këtë pranverë, unë udhëheq gjashtë muajt e fundit”, tha Bujar Osmani, (14.01.2019).
Tani jemi në pranverën e 2022-shit, ndërsa po shtrohen vetëm 2 kilometrat e para. Ndërtimi i fazës së parë nisi pas shpronësimit të tokave. Kjo ka qenë një prej arsyeve të vonesave shprehet drejtori i “Rrugëve shtetërore” Ejup Rustemi, duke shtuar se problem ka përbërë edhe pozita e tokës.