Qyteti ukrainas Borodyanka është shkatërruar plotësisht në luftimet midis forcave ruse dhe ukrainase, tregojnë pamjet e reja. CNN gjeti dhe konfirmoi vërtetësinë e videos së publikuar të martën.
Që më 1 mars, një sulm ajror rus shkatërroi dy komplekse apartamentesh në Borodyanka, një qytet rreth 50 km në veriperëndim të Kievit.
Që atëherë në qytet kanë vazhduar luftime të ashpra dhe rusët e kanë sulmuar ashpër atë nga ajri. Pamjet e marra nga droni më 4 mars tregojnë një tjetër kompleks apartamentesh që është kthyer në gërmadha. Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, më pas postoi një video të luftëtarëve të tij duke ecur nëpër rrugët e qytetit në kanalin e tij Telegram.
Footage from Borodyanka, a liberated town in Kyiv Oblast, shows one destroyed building after another.
Prosecutor General earlier said that Borodyanka has the most victims among the liberated cities in Kyiv Oblast but hasn't revealed the numbers.
Source: Governor Oleksiy Kuleba pic.twitter.com/fEXJ93FM8r
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 5, 2022
CNN raportoi më parë se më 5 mars, forcat ruse pushtuan përkohësisht një spital psikiatrik që strehonte rreth 700 pacientë. Në atë kohë, guvernatori rajonal, Oleksiy Kuleba, tha se nuk kishte ujë apo energji elektrike në Borodyanka.