BallinaLajmeTetovarët ankohen për rrugët me gropa! Komuna ka ndarë 10 milionë denarë...

Tetovarët ankohen për rrugët me gropa! Komuna ka ndarë 10 milionë denarë dhe ka filluar t’i sanojë

Mbushja  e  gropave në rrugët e Tetovës ka filluar të behët me pllaka begatoni. Komuna e Tetovës ka marr një aksion edhe për  nivelimin e pusetave, mirëpo pjesa më e madhe e rrugëve mbesin të dëmtuara pjesërisht.  Qytetarë edhe shoferë të makinave thonë se rrugët janë në gjendje shumë të keqe dhe se po dëmtohen veturat.

“Çfarë të them, rrugët si i shihni në qytet nuk bëjnë aspak”

“Gjendja e rrugëve është katastrofë edhe në këmbë të ecish pengohesh,  gropa gjera sende, ke invalid ke gra me karroca kalojnë, problem është.”

Nga komuna e Tetovës thonë se kanë paraparë 10 milionë denarë, ndërsa sanimi i gropave me pllaka begatoni bëhet nga kompania që vitin e kaluar kishte tenderin, por nuk i kishte përfunduar punët.
 “Se shpejti do te hapet tenderi për sanimin e gropave në shumë prej 10 milionë denarë me TVSH. Sanimi i gropave me pllaka begatoni i sanon kompania qe e ka tenderin nga viti i kaluar për punë intervente”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Në vitin 2021 komuna e Tetovës kishte ndarë 7 milionë e  250 mijë denarë për sanimin e gropave,  dhe pas marrjes së mandatit Bilall Kasami filloi t’i sanojë të njëjtat, por edhe ato që u sanuan  u shkartuan vetëm pas disa muajve.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments