Kemi regjistrim të suksesshëm pas 20 vitesh sipas standardeve më të larta botërore të EUROSTAT-it, përkundër të gjitha pengesave të Mickoskit, tha LSDM.
“Të gjitha përpjekjet e turpshme për bojkotimin dhe sabotimin e këtij operacioni jashtëzakonisht të rëndësishëm statistikor kanë dështuar. Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE shpallën bojkot me shpalljen e datës së regjistrimit.
Ata kërkuan shtyrjen e regjistrimit dhe nisën një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit. Mickoski ishte i pari që nënshkroi. Ai personalisht u shkroi letra ambasadorëve kundër regjistrimit të popullsisë.
“Përkundër gjithë këtyre pengesave, institucionet bënë një regjistrim të suksesshëm, të saktë dhe të besueshëm, i cili u mirëprit nga Komisioni Evropian dhe të gjitha palët relevante të interesit”, thonë nga partia në pushtet.