Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongresin e dytë të partisë, transmeton TV21.
Kongresi do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Tetovë me fillim prej orës 12:00.
Në kuadër të saj do të zgjedhet lideri i ardhshëm, që sipas kandidaturës, pritet të jetë sërish Ziadin Sela pasi ai është kandidat i vetëm për lider partie.
Kongresi mban moton “Zgjidh të ardhmen në Aleancë me Shqiptarët”./TV21