12.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeEdi Rama: Dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e...

Edi Rama: Dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor

Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit mujor. Ky reagim i kreut të qeverisë vjen pasi ditën e sotme Tirana vendosi që të ishte ditë pa makina duke kufizuar qarkullimin në disa rrugë.

Rama thotë se dita pa makina, fuqizimi i transportit publik dhe përdorimi i biçikletave do të jenë në fokus të punës së përbashkët të qeverisë me pushtetin vendor.

“Dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkruan Rama./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments