11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaForcat ruse bombarduan 139 spitale, 10 prej tyre të shkatërruara plotësisht

Forcat ruse bombarduan 139 spitale, 10 prej tyre të shkatërruara plotësisht

Ushtria ruse ka bombarduar shumë spitale ku disa prej tyre janë të shkatërruara, raporton Ukrinform, përcjellë GazetaBlic.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, armiku ka qëlluar mbi 139 spitale dhe ka shkatërruar 10.

Ministri i Shëndetësisë Viktor Liashko e tha këtë gjatë një teletoni mbarëkombëtar të transmetuar nga kanalet televizive ukrainase, raportoi një korrespondent i Ukrinform.

“Armiku ka granatuar tashmë 139 spitale, 10 spitale janë shkatërruar plotësisht, nuk mund të ofrohet më shërbimi shëndetësor. Këto spitale do të rindërtohen nga e para. Ky do të jetë një ndërtim i ri, që shpresoj të nisë sa më shpejt. ”, tha Liashko.

Në të njëjtën kohë, ministri shtoi se spitalet kanë gjithçka të nevojshme për të ofruar shërbime shëndetësore për njerëzit.

“Duhet të kuptojmë se jemi në kushte lufte dhe jo kudo mund të dorëzohen medikamentet e nevojshme, aparaturat mjekësore, pasi luftimet vazhdojnë dhe rrugët logjistike janë të ndërprera. Gjithçka rregullohet pothuajse çdo orë kur një automjet largohet. Megjithatë. ne kemi staf mjekësor, spitalet po punojnë pandërprerë dhe ofrojnë kujdes mjekësor aty ku është e mundur”, tha Liashko.

Siç raportoi Ukrinform, ushtria ruse godet objektet e kujdesit shëndetësor në kundërshtim me konventat e shumta ndërkombëtare. Deri më 21 mars, gjashtë mjekë ukrainas u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën. Rreth 135 spitale u dëmtuan, nëntë prej të cilëve u shkatërruan. Gjithashtu, 43 autoambulanca u vunë nën zjarr.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments