VMRO-DPMNE akuzon se masat anti krizë të Qeverisë janë vetëm për në letër, pasi veprimet e dëshmojnë të kundërtën.
Zëdhënësi i opozitës maqedonase, Dimçe Arsovski ka deklaruar se kryeministri nga njëra anë u ndalon institucioneve të blejnë mobilje, ndërsa nga ana tjetër, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka shpallë tender prej 8.3 milion euro ndërtesë të re administrative.
“Imagjinoni, thonë masa kundër krizës, ndërsa për momentin po japin 8.3 milionë euro për ndërtimin e një godine të re administrative të Qeverisë. Dhe ndonëse ky mund të mos jetë luks, por mund të jetë i nevojshëm për punonjësit dhe institucionin, në një krizë të tillë, krizë ekonomike, besojmë se nuk është e nevojshme të fillohet menjëherë dhe të shpenzohen para për të. Për më tepër, nëse çmimi prej 8.3 milionë euro për rreth 2600 metra katrorë është real ose jo dhe a i përgjigjet asaj që do të ndërtohet, është çështje tjetër dhe një temë që duhet diskutuar më tej”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk