Jeta në Rusi nuk do të jetë si më parë, veçanërisht për rusët e pasur. BE-ja ka vendosur sanksione që ndalojnë eksportin e mallrave luksoze në Rusi.
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur ndalimin e eksporteve të mallrave luksoze në Rusi me një paketë të re sanksionesh. Lista përfshin makina të shtrenjta, shampanjë, diamante, havjar, cigare, por edhe vepra arti, lesh, bizhuteri, orë, parfume dhe pajisje elektronike të shtrenjta. Lista e sanksioneve përfshin gjithashtu 15 emra të rinj oligarkësh dhe sipërmarrësish që janë pjesë e “rrethit të ngushtë” të njerëzve rreth Presidentit Vladimir Putin.
Në këtë foto, një kishë pasqyrohet në dritaren e një dyqani të mbyllur Louis Vuitton në qendrën tregtare GUM në Moskë. Katet e tëra në GUM kanë rafte bosh. Prada dhe Gucci kanë mbyllur gjithashtu dyqanet e tyre, si dhe kompani si Zara, H&M apo Massimo Duti.
DW