Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal thotë se vendi i tij ka pësuar më shumë se 500 miliardë dollarë dëme që nga fillimi i pushtimit – dhe këmbëngul që Rusia të paguajë për restaurimin e Ukrainës pas luftës.
Shmyhal nuk foli për mënyrën se si mund të mblidheshin saktësisht dëmshpërblimet edhe nëse Ukraina fiton luftën, por përmendi sekuestrimin e pronës ruse jashtë vendit. Ai shtoi se Ukraina do të kërkojë gjithashtu ndihmë financiare nga aleatët.
Kryeministri i bëri komentet në takimin e së martës me liderët e tre vendeve fqinje: Republikën Çeke, Poloninë dhe Slloveninë të cilët kanë udhëtuar në Kiev në shenjë solidariteti.
Held a meeting with 🇵🇱 @MorawieckiM, 🇨🇿 @P_Fiala, 🇸🇮 @JJansaSDS. Top agenda – international assistance and reconstruction of 🇺🇦. Working together to ensure that the funds & property of the Russian Federation will be paid to Ukraine to restore everything destroyed by 🇷🇺 aggressor. pic.twitter.com/ihmOwwGdIo
— Denys Shmyhal (@Denys_Shmyhal) March 15, 2022