11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZ.Zaevi: Do të ndërrohen më shumë se 1/3 e ministrave

Z.Zaevi: Do të ndërrohen më shumë se 1/3 e ministrave

Këshilli qendror i LSDM-së ka vendosur për shkarkimin e të gjithë organeve të partisë, gjashtë nënkryetarët, sekretarin përgjithshëm, Aleksandar Kiracoski, sekretarin organizativ, Mile Zeçeviq, drejtuesit e forumit të gruas dhe organet tjera. Në postin e sekretarit të përgjithshëm është caktuar Lupço Nikollovski, ministër aktual i bujqësisë.

Nënkryetar të deritanishëm të partisë kanë qenë, Frosina Remenski, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Damjan Mançevski, Petre Shilegov dhe Bllagoj Boçvarski.

Sa i përket ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Zaev tha se emrat e rinj të ministrave do të publikohen menjëherë pasi të vendoset për to.

“Do të ketë ndryshime në postet ministrore, në më shumë se tre ministri, ndërrime drejtorësh, por ndërrime edhe në pushtetin lokal dhe institucione tjera. Gjithkund ku ka pasur arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Zaev.

Ai tha se bisedime do të ketë edhe me partnerët e koalicionit, kreun e BDI-së, Ahmeti dhe të Alternativës, Afrim Gashi. Zaev përjashtoi mundësinë që të jep dorëheqje pasi siç tha koncepti i tij për shoqëri shumetnike po jep rezultate ndërsa përmendi edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura me Greqinë e Bullgarinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments