10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBullgaria me mbështetje për Ukrainën, njofton dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihma...

Bullgaria me mbështetje për Ukrainën, njofton dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihma humanitare, Hungaria nuk do të dërgojë armë në Kiev

Bullgaria i bashkohet vendeve që kanë vendosur të mbështesin Ukrainën. Kryeministri bullgar Kiril Petkov do të ofrojë ndihmë humanitare dhe mbështetje ushtarako-logjistike.

Hungaria, ndërkohë, ka njoftuar se nuk do të furnizojë me armë Ukrainën, tha kryeministri Orban.

Tashmë dita e katërt e operacionit ushtarak në Ukrainë. Moska dhe Kievi janë gati për negociata. Putin ka urdhëruar një regjim të veçantë për fuqitë bërthamore të Rusisë. Ushtria ruse ka marrë nën kontroll një aeroport pranë Kerson. Granatimet vazhdojnë në Donbas. Perëndimi ka njoftuar një ngrirje të aktiveve të Bankës Qendrore të Rusisë dhe se disa banka do të përjashtohen nga SWIFT.

Situata është përshkallëzuar që kur Kievi rriti ofensivën e tij kundër DNR dhe LNR, pas së cilës Rusia, me kërkesë të republikave, njohu pavarësinë e tyre dhe ratifikoi traktatet e miqësisë dhe bashkëpunimit. Tre ditë më vonë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments