0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti kërkon që Serbia t’i hap arkivat: Bëri gjenocid në Kosovë

Albin Kurti kërkon që Serbia t’i hap arkivat: Bëri gjenocid në Kosovë

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje edhe një herë ndaj Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kurti ka deklaruar se krimet serbe të kryera në Kosovë ishin krime shtetërore, ndërsa qëndrimin e tij e përcolli edhe në një postim në rrjetin social Tëitter.

“Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Tutje, kryeministri i Kosovës ka thënë se e kaluara mes Kosovës e Serbisë nuk ka kaluar ende.

“E kaluara nuk ka kaluar ende, meqë krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara”, shkroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments