“Nëse ka vullnet politik, kontesti me Shkupin do të zgjidhet këtë vit”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në takimin e djeshëm në Sofje, me ministren austriake për çështje evropiane, Karolin Edshtadler, njoftojnë mediat vjeneze. Ajo nga ana tjetër vlerësoi se ka lëvizja përpara, dhe është optimiste për fillimin e procesit të negociatave.