0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Tetovë 462 qytetarë e kanë ndryshuar emrin, disa që u kacafytën...

Në Tetovë 462 qytetarë e kanë ndryshuar emrin, disa që u kacafytën me familjen ndryshuan edhe mbiemrin

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë njoftuar se gjatë vitit 2018-të, emrin dhe mbiemrin e kanë ndryshuar 462 qytetarë të Tetovës, prej të cilëve 402 kanë qenë shqiptarë, kurse 60 maqedonas, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton “SDK”-ja, të dhënat personale i kanë ndryshuar 143 persona, prej të cilëve 136 shqiptarë, ndërkaq 7 maqedonas.

Sipas ligjit, çdo qytetarë ka të drejtë të ndryshojë emrin dhe mbiemrin sa herë të dojë, por në të shumtën e rasteve, këto bëhen pas ndërprerjes së lidhjes bashkëshortore, kur gruaja do të kërkojë ta kthejë mbiemrin e vajzërisë. Ka raste kur qytetarët duan ta ndryshojnë emrin aktual me emër më modern.

“Një tetovar është kacafytur me vëllain për shkak të murit i cili ka qenë ndërmjet sinorit (kufirit të ndërmjet dy tokave) ndërmjet dy shtëpive të tyre. Ajo kacafytje ka ardhur deri te ajo shkallë, që njëri vëlla ka vendosur ta ndryshojë mbiemrin. ‘Nuk dua më ta kem mbiemrin e njëjtë më vëllain tim, as me familjen. Do ta marr mbiemrin e stërgjyshit tim. Nuk dua më të jem në familje me ata’, më tha personi të cilin e njoh personalisht. Kujtoj edhe një rast prej vite më parë. Një tetovar i ri dorëzoi kërkesë ta ndryshojë emrin dhe mbiemrin, të quhet Toni Montana. Ishte i entuziazmuar nga atëherë filmi shumë i njohur ‘Skarfejs’ me Al Paçinon”, tha Artan Nesimi nga Sektori për punë administrative i SPB-Tetovë.

Parashtruesi i kërkesës, siç sqaroi më tej Nesimi, nuk është i obliguar të japë arsye se pse e ndryshon emrin apo mbiemrin.

Vetë procedura për ndryshim të të dhënave personale nuk e komplikuar, dhe pasi të dorëzohet kërkesa, procedurën vazhdojnë shërbimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments