Është dezinformatë se ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, është arratisur me aeroplan i cili në Bishkek Kirgistanit, ka ateruar nga Maqedoninë e Veriut, thanë për AIM-n nga MPJ.
Drejtori i AAC-së Tomislav Tuntev tha se më 7 janar ka pasur një fluturim nga Shkupi për në aeroportin Manas në Bishkek, ku avioni ka mbërritur nga Stambolli dhe është nisur për në Bishkek.
Ai sqaroi se bëhet fjalë për një fluturim biznesi të paralajmëruar dhe të aprovuar me aeroplan “Bombardier Global Express” nga një operator turk që i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat, përkatësisht se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e miratimit nga autoritetet e aviacionit të Maqedonisë.
Agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti” raportoi dje mediat lokale në Kazakistan se dy avionë privatë, që dyshohet se i përkisnin familjes Nazarbayev, zbarkuan në aeroportin Manas në kryeqytetin Kirgistan, Bishkek, njëri prej të cilëve ishte nga Maqedonia e Veriut.