3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDonika Gërvalla shpall non grata zyrtarin rus të UNMIK-ut

Donika Gërvalla shpall non grata zyrtarin rus të UNMIK-ut

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.

Gërvalla në Facebook tha se kjo u bë me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë Gërvalla.

Tutje, ministrja tha se Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.Republika e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe më ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë, e sidomos me ata amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës Ruse në rajonin tonë. Përcaktimi dhe rruga e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe më pas edhe në OKB janë të pakthyeshme”, u shpreh tutje ministrja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments