4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLigji për mjedisin jetësorë e kalon filtrin e fundit në Kuvend

Ligji për mjedisin jetësorë e kalon filtrin e fundit në Kuvend

Ligji i propozuar për mjedisin jetësor nga Minsitria e Ekologjisë e kalon filtrin e fundit në Kuvend. Sot në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve ka përfunduar debati dhe ligji i propozuar është miratuar dhe është dërguar në seancë plenare. Me këtë zgjidhje ligjore të propozuar për mjedisin jetësor përcaktohet metodologji për identifikimin dhe sistemin për përmirësimin e ndotjes dhe pikave të nxehta. Sot në Komisionin për mjedisin jetësor u miratua edhe nevoja e miratimit të një zgjidhjeje tjetër ligjore që ndalon ndërtimin e industrive të rënda pesë kilometra larg vendbanimeve apo zonave të mbrojtura, shkruan Alsat.

“Mendoj se edhe me Planin e përgjithshëm urbanistik të ri të Shkupit duhet të shkojmë në atë drejtim që kjo industri e rëndë të largohet nga zonat urbane nga vendbanimet ku jetojnë njerëzit, e jo në mënyrë shtesë të ftojmë investitorë në vendbanimet ku jetojnë qytetarët”, deklaroi Maja Moraçanin, deputete e PRD-së. Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments