Si gjithmonë edhe në skandalin e fundit me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar Presidentit, për faljen e disa kriminelëve dhe vrasësve të fëmijëve si Sead Koçan dhe Boban Iliç, funksionarët e BDI-së vazhdojnë me fshehjen qyqare të dorës që gjuan gurin – thuhet në një reagim nga ASH-ja.
“Deklarata e zëvendës ministrit të drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili ngjashëm veproi edhe më 27 prill, vetëm se dëshmon që ai dhe bashkëpartiakët e tij janë në Qeveri vetëm për të legjitimuar vendimet banditeske të këtij regjimi. Në vend se të distancohet, Nuhiu duhet të saktësojë nëse është qyqar dhe fshihet pas Mariçiqit, apo është kukull të cilin se pyet askush për asgjë në atë ministri” – reagojnë nga ASH-ja.
Në të dyja rastet, sipas ASH-së, ai duhet të largohet menjëherë nga ai post pasi vetë e pranoi se nuk është i denjë për të njejtin, ashtu siç s’ka qenë asnjëherë deri më tani – thuhet në reagim e ASH-së./KlanMacedonia/