8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Mbështesim Afrim Gashin në vend të Dimitar Kovaçevskit për mandatar

Mickoski: Mbështesim Afrim Gashin në vend të Dimitar Kovaçevskit për mandatar

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të mbështeste propozimin që Afrim Gashi të jetë mandatar i ri në vend të Dimitar Kovaçeeskit.

Mickoski madje u zotua se do të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem.

“Me 61 vota të qëndrojmë pas emrit të Afrim Gashit, dhe Afrim Gashi në vend të Dimitar Kovaçevskit të jetë mandatari i ardhshëm, sepse deklaronte se shkaku i vetëm që e mbështet këtë qeveri është që të mos bllokohet procesi euro-atlantik, për të cilin shohim se është i bllokuar, ndërsa më pas gjeti një arsye tjetër, a ajo është që të zgjidh problemet ekonomike dhe energjetike, ja një mundësi dhe një shans si mandatar”.

“Pres që edhe opozita shqiptare ta mbështes këtë propozim, dhe pres që edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja do ta mbështesin propozimin që Afrim Gashi të jetë në vend të Dimitar Kovaçevskit, për mandatar të qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në rast se nuk i kanë 61vota, VMRO-DPMNE-ja do të mundësoj që të arrijmë deri tek 61 dhe t’i lejojmë Afrim Gashit që ta zgjidh krizën energjetike dhe ekonomike në Maqedoni”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments