Ministri i Jashtëm Bujar Osmani sot ka takuar zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në kuadër të takimit ministror për Ballkanin Perëndimor në Londër.
- Mirënjohje për mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Mbetemi të përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe përpjekjeve të përbashkëta për liri, siguri dhe prosperitet demokratik në rajon”, ka thënë Osmani në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Eskobar bëri një vizitë zyrtare në vend të hënën e kaluar, duke shprehur mbështetje të fortë për integrimin e shpejtë evropian të Maqedonisë dhe duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët evropianë për të siguruar që kjo të ndodhë së shpejti.