19.3 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeAfrim Gashi nga AAA,uron Mickoskin dhe Kovaçevskin

Afrim Gashi nga AAA,uron Mickoskin dhe Kovaçevskin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi përmes shkrimeve në rrjetet sociale ka uruar Hritijan Mickoskin për rizgjedhjen në krye të VMRO-DPMNE-së.

“I nderuari z. Mickovski, urime për rizgjedhjen tuaj në kreun e VMRO-DPMNE-së! Kjo rizgjedhje flet për mirënjohjen që ka anëtarësia dhe organet partiake të partisë suaj për suksesin e arritur deri më tani. Duke vlerësuar frymën e re të partisë suaj, unë ju përgëzoj për këtë dhe mbetem me shpresë se do të kemi mundësi të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve tanë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Gashi.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi përmes shkrimeve në rrjetet sociale ka uruar Dimitar Kovaçevskin për detyrën e re si kryetar i LSDM-së.

“I nderuari z. Kovaçevski, urime për zgjedhjen në detyrën e re të kryetarit të LSDM-së. Shpresoj që kjo zgjedhje është lajm i mirë jo vetëm për socialdemokratët e vendit tonë, por edhe për shtetin tonë në përgjithësi.
Dua t’ju përgëzoj edhe që këto zgjedhje u zhvilluan me standarde të larta demokratike, që janë një vlerë e shtuar e demokracisë sonë. Me këtë rast uroj që edhe bashkëpunimi ynë të jetë i frytshëm dhe në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments