Nëse ai kërkon dhe nëse merr miratim nga Gjykata, ai takim do të bëhet. Nuk është vlerësim politik i Ministrisë së Drejtësisë apo i imi si ministër nëse do të bëhet një takim, por është vlerësim i Gjykatës, tha Bojan Mariçiq në emisionin “360 Gradë”.Një shtetas i huaj, në rastin e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, mund të takohej me të dënuar nga burgu ynë në Maqedoni, por për këtë duhet të lejojë gjykata dhe jo ministria jonë. Kështu ka shpjeguar sonte për televizionin Alsat ministri maqedonas i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, pas njoftimeve se homologu i tij kosovar planifikon të vizitojë të burgosurit nga rasti “Lagja e trimave ,tha ai në emisionin “360 Gradë”.
Sipas Mariçiqit, kjo nuk do të ishte hera e parë që një diplomat apo përfaqësues politik i huaj takohet me qytetarët e tyre, me të dënuar në burgjet tona.