BallinaLajmePër herë të parë, Koçani hap qendër votimi për zgjedhjet presidenciale në...

Për herë të parë, Koçani hap qendër votimi për zgjedhjet presidenciale në Bullgari

Në Koçan do të hapet për herë të parë një vendvotim për zgjedhjet presidenciale në Bullgari, që do të mbahen më 25 tetor 2026. Votimi do të organizohet në ambientet e Fondacionit „Edinstvo“, në rrugën „VMRO“, numër 4.
Të drejtë vote do të kenë shtetasit madhorë bullgarë, të cilët duhet të paraqesin pasaportë ose letërnjoftim të vlefshëm bullgar. Në rast të balotazhit, votimi do të mbahet më 1 nëntor. Hapja e këtij qendre votimi vjen pasi Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bullgarisë konfirmoi se 43 aplikime për votim nga jashtë vendit ishin paraqitur në Koçani, duke përmbushur kërkesën ligjore për krijimin e një qendre votimi të veçantë në qytet. Sipas rregullave zgjedhore, njerëzit që nuk janë regjistruar më parë do të jenë gjithashtu në gjendje të votojnë në ditën e zgjedhjeve, me kusht që të kenë një dokument identifikimi të vlefshëm bullgar…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments