Venko Filipçe nga Shëndetësia dhe Jeton Shaqiri nga Shoqëria informatike do të largohen pasi këto dy resorë do t’i takojnë Alternativës. Sipas kryeministrit në largim, kjo është mundësi e shkëlqyeshme.
“Ministri Venko Filipçe në të ardhmen do të ketë më shumë kohë për t’u shoqëruar me mua. Do të ketë më shumë kohë që të jemi shokë. Për shkak se kur punoni bashkë nuk keni kohë për t’u shoqëruar. Pse po e them këtë? Për shkak se ju e dini, gjatë pranverës dhe verës kur i kemi ngarë motoçikletët, ai është jo vetëm bashkëpunëtor im por edhe mik. Ai është një nga potencialët më të mëdhenj të vendit tonë“, tha Zoran Zaev, kryeministër.