Në komunën e Dibrës, ku sot zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa pengesa.
“Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zbatohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa në rrethin e parë votuan rreth 42 për qind”, deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal – Dibër, Rilind Hasa.
Dje, shtoi ai, të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 60 persona të sëmurë dhe të pamundshëm.
Të drejtën e votës deri në orën 9 e kanë ushtruar 480 qytetarë, që përbën 2.5% nga numri total prej 19.211 votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Në rrethin e parë deri në orën 09:00, të drejtën e votës kishin shfrytëzuar 342 votues ose 1,75 për qind”, njoftoi nënkryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhorë në Dibër, Jovanka Josifovska.
Dibra është komuna e vetme në vend që voton gjatë sitës së sotme, pasi në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim.