Kandidati për kryetar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arben Taravari pret që dita e zgjedhjeve të kalojë sa më mirë.“Si edhe qytetarët tjerë, sot e përmbusha detyrimin tij qytetar dhe erdha të votoj me familjen time. Pas një fushate relativisht korrekte dhe të mirë presim rezultate që do të jenë një vulë të cilën e japin qytetarët. E shoh se procesi zgjedhor po zhvillohet relativisht stabil me përjashtime të vogla të incidenteve. Shpresoj se edhe kështu do të përfundojë kjo ditë. Le të fitojë ai që do të fitojë mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Mendoj se Gostivari meriton udhëheqësi të mirë, njerëz të sinqertë dhe ekip të ndershëm për të udhëhequr me komunën. Në një jam i sigurt, pa dallim se kush për kë ka votuar, në mbrëmje do të festojmë të gjithë së bashku, sepse fitorja do të jetë e banorëve të Gostivarit”, deklaroi Taravari.