Deri në ora 15:00 në Tetovë kanë votuar 27 % e qytetarëve.
Deri në ora 13:00 në Komisionin Komunal Zgjedhor ishin parashtruar 6 parregullsi, por vetëm 1 ishte pranuar. Kryetari i KKZ Tetovë tha se parashtresat tjera duhet të shqyrtohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të dihet më pas se a pranohen ose jo, raporton TV21.