Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “360 gradë” e cila do të transmetohet sonte tha se nëse do të ishte në një pozitë të tillë do të jepte menjëherë dorëheqjen për tragjedinë në Tetovë.
- Nëse po flasim për përgjegjësi penale ose ligjore, unë do të prisja që hetimi të përfundonte. Por, nëse flasim për përgjegjësinë morale, atëherë ata që më njohin e dinë se nëse do të isha në këtë pozicion, nuk do të prisja asnjë sekondë, do të jepja dorëheqjen menjëherë për arsye morale, tha Pendarovski.