9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjermania dhe Britania dozë të tretë në Shtator

Gjermania dhe Britania dozë të tretë në Shtator

Rritja e rasteve me Delta, synohet vakinimi i moshës së tretë

Pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit, Gjermania do të ofrojë një dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 .

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 përfaqësuesit e landeve ranë  dakord  se të moshuarit të  cilët janë  një  kategori më e rrezikuar nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës nga muaji Shtator.

Në shtëpitë e kujdesit social do të  dërgohen ekipet e vaksinimit për të ofruar një  tjetër dozë përforcuese Pfizer/BioNTech ose Moderna, pavarësisht se me cilën vaksinë janë imunizuar fillimisht.  Gjithashtu  edhe punonjësve të shërbimit shëndetësor do t’iu lejohet të injektojnë një dozë përforcuese për të rritur mbrojtjen imunitare ndaj virusit.

Po ashtu edhe Gjermania po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19 krahasuar me vendet e tjera, por numri është rritur shumë kohët e fundit për shkak të variantit me ngjitës Delta.

Qeveria britanike e Boris Johnson po përgatit një plan për administrimin e një doze të tretë të vaksinave kundër COVID-19, që do të rezervoheshin tani për tani, duke filluar nga Shtatori, për personat e moshuar, me sëmundje kronike, të cilët janë subjekt në rrezik për infektimet respiratore.

Sipas “Daily Telegraph”, zëvendësministri përgjegjës për fushatën e vaksinimit, Nadhim Zahawi krijoi një grup pune me deputetë për këtë çështje. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se ekzekutivi aktualisht është duke u përgatitur për një plan vaksinimi të mëtejshëm dhe se konsulentët mjekësorë shkencorë të Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin tashmë kanë hartuar një rekomandim të parë të përkohshëm mbi kategoritë prioritare.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments