8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProf.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

Një lajm i madh vjen nga Universiteti i Tetovës përmes dy profesorëve eminentë në këtë institucion të lartë arsimorë informon Tetovasot.

Kjo ka të bëjë me një hulumtim të veçantë shkencorë  rreth një çështjeje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me prodhimin e një produkti shëndetësorë dhe që i ndihmon tejmase akoma më tepër shëndetësisë në përgjithësi kundër shumë sëmundjeve.

Pas një pune të gjatë hulumtuese shkencore të vetive të koloideve  në laboratoret e Universitetit të Tetovës, Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi arritën që të prodhojnë  produktin shëndetësorë që përdoret në mjekësi kundër shumë sëmundjeve, ujin koloidal të argjendit. Me këtë rast   Prof.Dr.Neset Izairi tha se preparati në fjalë arriti të çertifikohet dhe brendohet me emrin” Coloid/Ag”. Gjithashtu pritet sipas z. Izairi që sa më shpejt të del në treg dhe të mund ta kenë çdo kush që ka nevojë dhe dëshiron.Tetovasot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments