-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionProf.Dr.Milazim Krasniqi/ ME CILËN SERBI BËNË ALEANCË EDI RAMA E ALI AHMETI

Prof.Dr.Milazim Krasniqi/ ME CILËN SERBI BËNË ALEANCË EDI RAMA E ALI AHMETI

Iniciativa e Minishengenit Ballkanik që nga sot do të quhet Open Balkan apo Ballkan i Hapur. Kështu është vendosur sot në Shkup më kuadër të “Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” për tregti të lire, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev.

ME CILËN SERBI BËNË ALEANCË EDI RAMA E ALI AHMETI/

Sipas realitetit absurd, të cilin Serbia e mban në jetë me dializë, ekzistojnë dy Serbi. Njëra është Serbia që e ka Kosovën në Kushtetutë, si pjesë përbërëse të shtetit serb. Në frymën e saj është edhe betimi i Vuçiqit si president i Serbisë: “Betohem se gjithë energjinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj…”(Danas, 31 maj 2017) Pra, me këtë president serb, që ka bërë këtë betim kriminal dhe të cilit ai i përmbahet me fanatizëm iracional, Rama e Ahmeti (Ahmetin e përfaqëson “kryeministri shqiptar” Zoran Zaev), kanë bërë aleancë. Ndërsa Serbia tjetër është Serbia pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova është shpallë dhe është pranuar si shtet i pavarur. Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë lidhur aleancë me Serbinë e Vuçiqit. Ky nuk është akt jomiqësor vetëm ndaj Kosovës, po është edhe shkelje e Kushtetutave të atyre dy shteteve/ Pse? Sepse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë njohur Kosovës si shtet. Pra, rrjedhimisht i bie që duke bërë aleancë me Serbinë, e cila Kosovën e konsideron pjesë të territorit të saj, ata kanë shkelë vendimet e shteteve të tyre. Dikush duhet t’i dërgojë në gjykatat kushtetuese respektive. Po ta pranonte Serbia Kosovën si shtet në kufijtë e saj, po të mirrte pjesë në atë iniciativë komisioneri evropian për zgjerim, po të proklamohej orientimi atlantik i “Open Ballkanit” dhe po të largohej Qendra Humanitare Ruse nga Nishi, shumë e logjikshme dhe e dobishme do të ishte që Kosova të merrte pjesë në atë iniciativë. Pra, këto edhe duhet të jenë propozimet dhe insistimet e Kosovës në të ardhmen, si begatim i obligimit që ka marrë me Marrëveshjen e Uashingtonit. Nuk mjafton vetëm të thuash “Neçu!” (Nuk dua!) Duhet të dish të tregosh se çka don.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments