Gazeta beogradase “Danas”, ne nji artikull analizues, shkruen se nëse nuk gjendet nji zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit, mundet me ndodhe “bashkimi i qetë”, i Kosovës dhe Shqipnisë.Kjo gazete i referohet disa burimeve të tyne që e kanë komentue qendrimin e Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj se Shqipnia dhe Kosova kane me pase përfaqësues diplomatikë të përbashkët.
“Zyrtarët nga Kosova dhe Shqipnia janë të pakënaqun me sjelljen e Brukselit, dhe ata dyshojnë se kane me hy n’BE ndonjiherë”, thonë burimet diplomatike për “Danas”.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e mshefin se dojne integrim ma të madh të Kosovës dhe Shqipnisë dhe retorika për Shqipninë e Madhe shpesh ringjallet”, kanë thanë këto burime.
“Danas” vlereson se nëse problemi i Kosovës mbetet i ngrimë, nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të dhunshëm të Kosovës me Shqipninë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic nuk ka dasht me u përgjegj ne pyetjet e “Danas”.