miratet e Bashkuara Arabe po krijojnë vetë shiun, ndërsa temperaturat në vend kanë arritur më shumë se 44 gradë Celsius.
Shiu është krijuar duke përdorur teknologjinë e dronave që prodhon ngarkesa elektrike brenda reve në mënyrë që ato të grumbullohen së bashku dhe të krijojnë ujë, informon albeu.com.
Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të frenuar mungesën e reshjeve në vend. Mesatarisht reshjet në Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë vetëm 100 mm në vit.
Të dielën, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe lëshoi pamje video të reshjeve të mëdha, të cilat treguan se teknologjia kishte dhënë rezultat pozitiv.
Qendra tha se reshjet u rritën nga një teknikë e njohur si mbjellja e reve./albeu.com
منطقة النصلة #رأس_الخيمة #المركز_الوطني_للأرصاد #أمطار_الخير #أصدقاء_المركز_الوطني_للأرصاد #حالة_الطقس #حالة_جوية #هواة_الطقس #جمعة_القايدي #عواصف_الشمال pic.twitter.com/ZmoveP4OA7
— المركز الوطني للأرصاد (@NCMS_media) July 20, 2021