Sot u mbajt mbledhja e Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit. Në fokus u vendos nevoja për përpilimin e Strategjisë për liberalizim dhe zhvillim të tregjeve financiare me theks të veçantë mbi: Tregun e kapitalit Ligjet e reja në fushën e bankave Sigurimin Shërbimet pagesore Revizionin Qëllimi është që të mundësohet drejtimi i duhur i zhvillimit të mëtejshëm përmes krijimit të burimeve të mjeteve, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për investime strategjike dhe të gjelbërta, që janë nxitës të rritjes ekonomike dhe gjenerues të vendeve të reja të punës.