3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArianit Hoxha kundër Zaevit për “Paradën e krenarisë”: Unë dhe Lëvizja BESA...

Arianit Hoxha kundër Zaevit për “Paradën e krenarisë”: Unë dhe Lëvizja BESA i çmojmë vlerat e familjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha nga radhët e Lëvizjes BESA ka dalë kundër qëndrimit të kryeministrit Zoran Zaev për “Paradën e krenarisë”.

Ka deklaruar, se për të dhe për Lëvizjes BESA, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë.

“Mënyra e jetës është shumë individuale dhe gjithkush ka të drejtë të jetoj si dëshiron. Kjo është demokracia. Por, vlerat e familjes janë mbi gjithçka. Ato janë bazë për ndërtimin e një të ardhme të shëndoshë. Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëve të mi t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen. E respektoj dhe çmoj lirinë po aq sa respektoj edhe mendimet ndryshe për tema të caktuara, mirëpo për mua si person publik dhe përfaqësues politik i Lëvizjes BESA në Qeveri, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë!”, shkroi Hoxha në “Facebook”, transmeton TV21.

Ndërkaq, Zaevi dje deklaroi se ai dhe Qeveria e mbështesin komunitetin LGBT dhe “Paradën e krenarisë” që për të dytën herë mbahet në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments