Koalicioni ASH-AAA akuzoi sot qeverinë për dështim total të imunizimit të popullatës. Sipas këtij koalicioni, është e papranueshme që gjatë uikendit të mbyllen dyert e pikave të vaksinimit dhe qytetarët të detyrohen të shkojnë në vendet fqinje që të vaksinohen.“Ndodhemi para Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup e cila është qendra më e madhe për vaksinimin e popullatës. Jo vetëm kjo qendër por edhe shumë të tjera në RMV gjatë vikendit ishin të mbyllura. Që për ne si koalicion kjo paraqet një hap të gabuar, amator dhe shumë të rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë së Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj të vaksinohen në shtete e regjionit, duke harxhuar mjete dhe kohë edhe përkundër që i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë”, deklaroi Bekim Tateshi, ASH.