11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeDeputeti i AAA Hysni Ismaili: Komuna e Tetovës i mundëson fitime milionëshe...

Deputeti i AAA Hysni Ismaili: Komuna e Tetovës i mundëson fitime milionëshe afaristit anti-evropian

Teuta Arifi dhe stafi i saj duhet t’i përgjigjen opinionit përse është ndryshuar Plani Detal Urbanistik duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitim jo më pak se 200 milion euro. Kështu ka theksuar deputeti i partisë Alternativa, Hisni Ismaili si reagim ndaj informacioneve të fundit se Komuna e Tetovës, vetëm një ditë pas votimit të Qeverisë së re, ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik, duke i krijuar lehtësime biznesmenit serb. Ismaili kërkoi përgjigje se me çfarë çmimi është bërë ky ndryshim, se kush janë përfituesit e vërtetë dhe pse Komuna e Tetovës realizon bashkëpunim të këtillë me persona që, siç tha ai, janë financues të agjendave antieuropiane dhe antiatlantike. Ismaili tha se opinioni meriton përgjigje nëse ato mjete do të shpenzohen për agjenda të këtilla dhe nëse po, çfarë e lidhë këtë qeveri dhe këtë staf drejtues të Komunës së Tetovës me këto agjenda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments